Ajaxi s’do ta fitojë titullin këtë sezon në Holandë.
Derisa në gjitha Ligat tjera në Evropë po diskutohet se si të kthehen dhe të luajnë sërish futboll, për shkak të COVID-19, Holanda i ka dhënë fund, duke suspenduar sezonin.
Vendimi u mor nga KNVB të Premten pas një diskutimi të gjatë mes klubeve dhe federatës.
Gjithashtu, pasi federata deklaroi se nuk kishte një mundësi për të rritur ligën në 20 ekipe, atëherë çdo gjë do të mbesë e pandryshuar, ADO Den Haag dhe RKC Waalwijk do të qëndrojnë në Eredivisie sezonin e ardhshëm pasi federata holandeze vendosi të mos promovojë ose largojë asnjë skuadër bazuar në rezultatet e këtij sezoni, që ishte ndërprerë tash e një kohë për shkak të koronavirusit.
Gjithashtu s’do të ketë as fitues. Ajax dhe AZ Alkmar ndanin vendin e parë me nga 56 pikë.
Renditja përfundimtare është ajo aktualja dhe klubet në zonën Champions dhe Europa League do të luajnë sezonin 2020/21 në Evropë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.