×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Shtyhet sërish ndeshja Kosovë-Maqedoni e Veriut

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 18:11

    Ndeshja e Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020 është shtyrë për herë të dytë, për shkak të krizës së pandemisë koronavirus, ka njoftuar UEFA.


    Ndeshjet e play-off’it të Ligës së Kombeve për kualifikim në EURO 2020, të parapara të luheshin në maj, dhe që u shtynë për muajin qershor, janë shtyrë përsëri deri në një njoftim të radhës, raporton Express.

    UEFA e mbajti sot një video-konferencë me 55 federatat e saj anëtare, përfshirë Federatën e Futbollit të Kosovës, për të biseduar për shumë çështje të rëndësishme sa i përket ecurisë së mëtejshme të kalendarit të garave në kampionatet kombëtare dhe ndeshjeve të ekipeve kombëtare.

    Organi qeverisës i futbollit evropian vendosi që të gjitha ndeshjet e ekipeve kombëtare në të dy konkurrencat të shtyhen deri në njoftimin e radhës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!