×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Ylli i Chelseat rinovon kontratën me klubin

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 18:55

    Ylli 18 vjeçar i Chelseat, Callum Hudson-Odoi ka nënshkruar kontratë të re 5-vjeçare me klubin londinez.


    Ardhja e trajnerit të ri, Frank Lampard, ka pasur një ndikim të madh në rinovimin e talentit të ri anglez, shkruan Reporteri.net

    Nga kontrata e re, Odoi do të fitojë hiç më pak se 100 mijë funte në javë dhe do të bëhet njëri ndër futbollistët e ri më të paguar në botë.

    Rinovimi me Odoin ka qenë një prioritet i Frank Lampardit, pasi Chelsea kishte arritur që t’i ‘blindonte’ Loftus-Cheekun dhe talentin tjetër, Mason Mount.

    Në kohën kur Chelsea ishte dënuar nga FIFA për shkak të thyerjeve të rregullave, Chelsea arriti që ta sigurojë të ardhmen e saj me tre lojtarë që priten të jenë e ardhmja e futbollit anglez./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!