Zymer Bytyqi ka nënshkruar me klubin e njohur bullgar CSKA Sofja, ku do ta vazhdojë karrierën.
Sulmuesi i krahut, Byryqi që ka 24 paraqitje për Kosovën, do të vazhdojë të luajë në elitën e futbollit bullar, ku për shok skuadra do ta ketë Lumbardh Dellovën.
Në sezonin e tij të fundit, Bytyqi luajti për skuadrën turke Antalyaspor, ku u transferua nga skuadra greke Olympiakos.
Bytyqi ka luajtur edhe për Konyaspor, Red Bull Salzburg, si dhe për klubet norvegjeze Viking dhe Sandnes Wolf.
Ai regjistroi 104 ndeshje në Superligën turke dhe 148 ndeshje në kampionatin elitar të Norvegjisë, shkruan Telegrafi.
Ylli i Kosovës do t’i bashkohet procesit stërvitor me bashkëlojtarët të tij të martën, të cilët po zhvillojnë kampin në Bansko.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.