Pas Valon Berishës e Milot Rashicës, për vizitë në FFK, të martën ka qenë edhe ylli tjetër dardan, Edon Zhegrova.
Ky i fundit po qëndron për disa ditë në atdhe për pushime dhe me këtë rast ka vizituar edhe shtëpinë e futbollit, ku është pritur nga presidenti Agim Ademi, anëtari i KE-së, Xhelal Broja dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.
Futbollisti i Baselit është shprehur i lumtur për rikthimin në Kosovë pas një periudhe të gjatë, derisa ka shprehur shpresën që sa më parë të kalojë kjo periudhë e vështirë si pasojë e pandemisë dhe t’i kthehen normalitetit dhe emocioneve që i dhurojnë ndeshjet e Kosovës dhe tifozët dardanë.
Në njoftimin e FFK-së, thuhet se ai e ka falënderuar presidentin Ademi dhe tërë stafin e FFK-së për mbështetjen e përhershme dhe për kushtet e krijuara për ekipin, teksa u shpreh optimist se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të arrijnë që Kosovën ta dërgojnë në Evropian.
Në anën tjetër, drejtuesit e FFK-së e falënderuan Edonin për vizitën dhe i uruan atij shëndet dhe formë sa më të mirë në vazhdim, duke e konsideruar atë si shembull për gjeneratat e reja të futbollit në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.