×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: La Liga do zhvillojë ndeshje pa tifozë për 2 javë

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 21:02

    La Liga njoftoi se vendimin se në dy raundet e ardhshme të ndeshjeve nuk do të ketë tifozë, ndërsa Liga Franceze tha se tifozët do të ndalohen deri më 15 Prill.


    La Liga tha se ajo veproi në udhëzimet e ministrisë së shëndetësisë të Spanjës, shkruan BBC.

    Qeveria franceze njoftoi të Dielën një ndalim për të gjitha tubimet e më shumë se 1.000 njerëzve.

    Ndërsa Ministri i shëndetësisë i Gjermanisë Jens Spahn ka bërë thirrje që tubimet e më shumë se 1.000 njerëzve të anulohen dhe disa qeveri rajonale kanë lëshuar ndalime të tilla.

    Ndeshja e Ligës së Kampionëve të Barcelonës kundër Napolit më 18 mars do të luhet gjithashtu në një Nou Camp të zbrazët.

    “Vendimi është marrë në mënyrë rigoroze për arsye shëndetësore,” tha Joan Guix, shefi i shëndetit i qeverisë Katalunya.

    Sindikata e lojtarëve spanjollë AFE ka bërë thirrje për pezullimin e të gjithë futbollit për burra dhe gra në vend.

    Në letrat drejtuar Këshillit të Lartë të Sporteve, federatës spanjolle të futbollit (RFEF) dhe La Liga, thuhej se kërkesa ishte “ekskluzivisht në lidhje me shëndetin e lojtarëve”.

    “Përveç kësaj, të luash në stadiume të mbyllura për publikun për disa javë minon kuptimin e garave sportive,” shtoi AFE.

    I gjithë sporti në Itali është pezulluar deri në të paktën 3 Prill për shkak të koronavirusit. Në aktvendim përfshihen ndeshjet në Serie A por jo klubet italiane apo skuadrat kombëtare që marrin pjesë në garat ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!