×
  • Extra
  • Stil

    Afër dhe larg diellit: Të gjitha gabimet që po bën me SPF

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 18:28

    Dielli funksionon në një mënyrë të mistershme, ku duket se nëse qëndroni në hije dhe nuk i ndjeni rrezet e ngrohta, automatikisht nuk rrezikoheni nga rrezet e dëmshme.


    Në fakt, gaboheni. Për të krijuar një pamje më të qartë se ku po gaboni me kremin e diellit – një produkt kaq i përfolur, njëkohësisht edhe i neglizhuar – po ju paraqesim në vijim një guidë për SPF.

    MIT: NËSE NUK KA DIELL, NUK RREZIKOHESH

    Fakt: Ka dy lloje rrezesh ultravjollcë, A dhe B. Rrezet ultravjollcë A njihen ndryshe si “valët e gjata” dhe janë gati 95% e rrezeve që prekin sipërfaqen e planetit. Këto rreze janë të afta të depërtojnë thellë në lëkurë dhe shkaktojnë njolla dhe rrudha. Besojeni ose jo, depërtojnë edhe retë dhe materiale si xhami. Rrezet ultravjollcë A rrisin mundësitë për kancerin e lëkurës.

    Siç e thamë më sipër, ekzistojnë edhe rrezet ultravjollcë B, të cilat njihen si “valët e shkurtra”. Ato nuk depërtojnë aq thellë sa rrezet A, shkaktojnë skuqje dhe djegie dhe janë të pranishme më së shumti gjatë pranverës deri në vjeshtë. Thënë kjo që rrezet ultravjollcë janë të pranishme gjatë gjithë vitit, edhe në dimër, edhe në ditët kur nuk ka diell.

    Për këtë arsye, këshillohet përdorimi i kremit me faktorë mbrojtës gjatë gjithë vitit, sidomos gjatë verës kur rrezet janë më të forta. Ne ju këshillojmë përdorimin e kremit Rilastil Sun System 50+, i pasur me acid hialuronik që e lë lëkurën të hidratuar.

    MIT: NËSE NUK SHKON NË PLAZH, S’KA RREZIK

    Fakt: E thamë dhe e rithemi, rrezet janë të pranishme gjatë gjithë vitit. Vërtet që mbrojtja në plazh ka rëndësinë e vetë sepse lëkura është më ekspozuar dhe qëndroni më gjatë në diell, por kjo s’do të thotë të mos e përdorni gjatë përditshmërisë.

    MIT: S’KA RËNDËSI, MJAFTON TË JETË SPF

    Fakt: Lloji i lëkurës ka rëndësinë e vetë, që do të thotë se edhe kremrat mbrojtës ndaj diellit, duhet të përshtaten me tipin e lëkurës. Nëse keni lëkurë të yndyrshme ose mikse, zgjidhni një produkt me teksturë fluide si Rilastil Fluid Comfort Matt.

    Po kështu për njerëzit që kanë probleme në lëkurë, kremi mbrojtës duhet të jetë i përshtatur për ta, si për shembull suplemte shtesë për personat që janë alergjikë ndaj diellit ose duan të marrin ngjyrë më shpejt, apo krem mbrojtës për personat që vuajnë nga keratoza aktinike.

    MIT: VETËM FYTYRA RREZIK, TRUPIN E MBROJNË RROBAT

    Fakt: Rrezet depërtojnë edhe sipërfaqe si materialet e veshjeve, prandaj duhet të përhapni kremin e diellit edhe në zonën e qafës dhe kraharorit. Aplikimi në pjesën e tjera të trupit është gjithashtu i domosdoshëm, ndaj investoni në një krem me SPF për trupin.

    MIT: S’KA PROBLEM NËSE I VENDOS FËMIJËS KREMIN TIM

    Fakt: Nën diell, nuk jemi të gjithë njësoj. Organizmi i gjithësecilit ka mekanizma mbrojtës të ndryshëm. Thënë kjo që produktet mbrojtëse të fëmijëve duhet të jenë të përshtatura për ta. Prandaj edhe kompanitë prodhojnë produkte të mëvetësishme për të vegjëlit.

    MIT: TATUAZHET S’KANË NEVOJË PËR MBULIM

    Fakt: Po, kanë!

    MIT: LËKURA E NXIRË NGA PLAZHI S’KA NEVOJË PËR MBROJTJE

    Fakt: Patjetër që ka, pasi rrezet e diellit janë po njësoj të dëmshme. Këtu ju këshillojmë përdorimin e Rilastil After Sun që kujdeset për lëkurën dhe trupin pas plazhit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!