×
  • Extra
  • Stil

    Bëri gjoksin operacion, vdes stilistja e famshme

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 12:08

    Një stiliste që kujdesej për imazhin e të famshmëve ka vdekur në moshën 28 ​​vjeçare, pas infeksionit të përhapur në trupin e saj.


    Ana Corona, e cila jetonte në qytetin Guadalajara ,në shtetin meksikan të Jalisco, bëri operacion plastik gjoksin, por siç duket gjërat nuk shkuan ashtu siç duhen.

    Një nga mikeshat e saja të ngushta, gazetarja Nelssie Carrillo, tha se Ana e mori infeksionin pas operacionit të gjirit dhe fajësoi kirurgun e saj. Ana bëri fotografi të plagëve të dukshme, të hapura nga operacioni pak ditë para vdekjes së saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!