×
  • Extra
  • Stil

    Ca hile për seks të paparë në mes të vapës!

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 10:25

    Kur është vapë dhe ngjisni nga djersa, është e vështirë të motivosh veten për të lëvizur, lëre më të mundesh në krevat me dikë po aq të ngjitshëm sa ju derisa t’ju merret fryma dhe të bini pa ndjenja njëri mbi tjetrin.


    Ekzistojnë studime që provojnë se një pjesë e mirë e njerëzve refuzojnë seksin në verë nga vapa e padurueshme dhe praktikisht nuk e prekin partnerin me dorë derisa bie nxehtësia.

    Sigurisht që kondicioneri ndihmon shumë nëse doni të bëni seks dhe temperaturat jashtë shënojnë mbi 30 gradë, por nëse nuk e keni luksin e një ftohësi mes jush, ka mënyra të tjera.

    Përdorni akull

    Loja me akull është mënyra më e mirë jo vetëm për të luftuar vapën, por edhe për t’ju futur të dridhurat që vetëm partneri mund t’i shuajë. Imagjinoni një kub akulli që rrëshket nga qafa drejt thithkave e vazhdon më tej…Do të ndiheni njësoj të freskët sikur sapo keni dalë nga dushi.

    Seks në dush

    Nëse ka diçka që e justifikon seksin në dush, është vapa. Jo vetëm i shpëtoni vapës dhe bëni seks të paparë, por dhe laheni në fund. Deri nga fundi i shtatorit, është super ide!

    Mos kini frikë të djersini

    Mund t’ju tmerrojë ideja që djersa juaj të kullojë mbi partnerin, por prisni. Nëse nuk e dinit, djersa juaj lëshon aroma natyrale të trupit dhe ka efekt afrodiziak që do t’ju ndezë të dyve më shumë.

    Seks në natyrë

    Eshtë e jashtëligjshme, por rregullat janë bërë për t’u thyer. Vishni funde ose fustane për të qenë më praktike dhe nëse gjeni një vend pa njerëz vërdallë, bëni atë që keni për të bërë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!