×
  • Extra
  • Stil

    Çfarë thotë gjatësia për shëndetin tuaj?

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 15:36

    Disa hulumtime kanë treguar se meshkujt e gjatë përfitojnë më shumë në jetën profesionale (duke bërë më shumë para) dhe në dhomën e fjetjes (duke bërë më shumë seks). Por, si ndikon gjatësia në trupin tuaj?


    Sipas një publikimi në revistën The Lancet: Diabetes & Endocrinology, të qenit më i gjatë e redukton rrezikun e të vdekurit nga sëmundjet e zemrës për rreth 6 për qind.

    Pra, një mashkull i gjatë 177 centimetra ka rrezik shumë më të ulët sesa shokët e tij të cilët janë 170 centimetra të gjatë, transmeton Telegrafi.

    Arsye për këtë mund të jetë se personat e gjatë kanë mushkëri më të fuqishme dhe enë më të mëdha të gjakut. Kjo ndihmon në parandalimit e ndërtimit të pllakave të cilat janë përgjegjëse për sëmundjet dhe sulmet e zemrës.

    Sidoqoftë, kjo e ka edhe anën e keqe: përderisa të qenit i gjatë e redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ajo njëkohësisht e rritë rrezikun e kancerit për 4 për qind – të paktën kështu thotë hulumtimi i publikuar në The Lancet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!