×
  • Extra
  • Stil

    Efektet anësore të konsumit të ushqimeve të kripura

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 22:33

    Nëse jeni adhurues i ushqimeve të kripura dhe i hani rregullisht ato, ndoshta nuk jeni plotësisht i vetëdijshëm për atë çfarë i ndodh trupit tuaj.


    Shoqata Amerikane e Zemrës në të vërtetë rekomandon të rriturit të mos konsumojnë me shumë se 2,300 miligramë në ditë, ndërkohë që kufiri ideal sipas tyre është 1,500 miligramë.

    Por çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni vazhdimisht më shumë se sa duhet kripë:

    1. Do të pini më pak ujë

    Ju mendoni se duke konsumuar diçka me shumë krië do të keni më shumë etje, kjo vlen për rastet kur konsumi i kripës është në raste të rralla.

    Nëse do konsumoni në mënyrë të vazhdueshme ushqime me shumë kripë sipas studimeve do të përfundoni duke pirë gjithnjë e më pak ujë.

    2. Mund të shtoni peshë

    Nëse ju pëlqen të hani ushqime të kripura, mund të shtoni peshë. Studiuesit në Universitetin Deakin zbuluan se konsumimi i kripës së tepërt mund t’ju nxisë të hani më shumë ushqim.

    3. Do të ndiheni të fryrë

    Konsumimi i ushqimeve të kripura çdo ditë do të çojë në fryrje. Një studim në Gazetën Amerikane të Gastroenterologjisë zbuloi se fryrja e stomakut ishte më e zakonshme tek ata që kishin një dietë me shumë natrium në krahasim me ata që e konsumonin më pak atë.

    4. Gishtat do të fryhen

    Ju nuk do të ndjeni vetëm fryrje të stomakut tuaj. Nëse jeni duke konsumuar shumë ushqime të kripura, gishtat mund të fryhen.

    5. Lëkura juaj do të bëhet me akne

    Ka shumë prova për të mbështetur idenë se aknet dhe dieta kanë një ndikim të drejtpërdrejtë mbi njëri-tjetrin. Sipas një studimi me 200 pjesëmarrës personat që konsumuan ushqime të kripura kishin më shumë akne se të tjerët.

    6. Ju dhemb koka

    Sipas një studimi në revistën BMJ, nga 400 pjesëmarrës që morën pjesë, ata që hëngrën ushqime me përmbajtje të lartë natriumi kishin më shumë dhimbje koke sesa ata që hëngrën ushqime me pak natrium. Një studim tjetër mbështeti këtë pretendim dhe zbuloi gjithashtu se reduktimi i natriumit në dietën tuaj ul dhimjen e kokës.

    7. Mund keni presion të lartë të gjakut

    Ky nuk është sekret. Ka shumë studime që vërtetojnë se marrja e natriumit të tepërt shoqërohet me një rrezik për zhvillimin e presionit të lartë të gjakut. Ky nuk është një efekt i menjëhershëm, por me kalimin e kohës mund të vuani nga hipertensioni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!