Gratë që bënë për vete burrështetasit e botës (Foto)

Thënia se pas çdo burri të suksesshëm, qëndron një grua edhe më e suksesshme është konfirmuar definitivisht në rastet e gjysmës më të bukur të shumë politikanëve botëror.

Bukuria e tyre lë pa frymë dhe ato janë shpesh në faqet e para të revistave më të prestigjioze. Përveç kësaj, kudo që shfaqen në publik, vëmendja është rreth tyre. Që kur Jackie Kennedy dhe Grace Kelly kanë sjellë magjepsje në Shtëpinë e Bardhë dhe në Pallatin Mbretëror në Monako, politikanët duket se kanë konkurruar se cili do të kenë një grua më të bukur afër vetes. Sot rezidencat presidenciale dhe pallatet mbretërore në mbarë botën janë të mbushura me bukuri magjepëse, të cilat shpesh shoqërojnë burrat e tyre në udhëtimet jashtë vendit, duke tërhequr vëmendjen e medias gjithmonë kurioze, transmeton Reporteri.net

Karla Bruni – italiania që bëri për vete Francën

Gjatë viteve ’80 dhe ’90, kjo modele e sukseshme ishte yll i pistave në Tokio, përmes Londrës  e deri në Nju Jork. Presidenti francez Nikolas Sarkozi u takua me të gjatë darkës te një mik në Paris në nëntor të viti 2007. Dashuria  e tyre shumë shpejt mori hov dhe çifti u martua më 2 shkurt 2008. Në listën e gjatë të të dashurve të saj të mëparshëm janë ndër të tjera Erik Klepton dhe Mik Jagger. Për katër vjet Karla ishte Zonjë e Pallatit Elysee, ndërkohë që tabloidët shumë shpesh publikonin fotot e saj të zhveshura nga koha kur ishte modele.

Një nga fotografitë e saj  u shit për gati 100,000 euro në atë kohë. Karla dhe Sarkozy kanë një vajzë, Giulia, ndërsa ajo ka një djalë nga një marrëdhënie tjetër. Sarkozi nga dy martesa të hershme ka tre djem.

Mbretëresha Rania –  bukuria mitike nga Jordani

Edhe pse 46 vjeç, Mbretëresha e Jordanisë, Rania është ndër gratë më të bukura në botë. Ajo u takua me mbretin jordanez Abdullah II në një mbrëmje në vitin 1993 dhe dy muaj më vonë u fejuan. Çifti u martua në qershor të vitit 1993 dhe ka katër fëmijë.   Mbretëresha Rania ka bërë shumë për të përmirësuar pozitën e grave dhe edukimin e tyre në mbretëri, ku gratë tradicionalisht janë në pozitë vartëse. Në vitin 2011, Mbretëresha Rania mori titullin e  zonjës më të bukur të parë në botë.

Buzëqeshja është arma e saj më e fortë. Ajo është aktive në rrjetet sociale, ka profilet e saj në Facebook, Instagram, Twitter. Ka miliona fansa. Ajo ka lindur në Kuvajt, prindërit e saj janë nga Palestina.

Princesha Charlene – ktheu glamurin në Monako

Princesha Charlene e Monakos (39) është një nga gratë më të bukura që ndonjëherë ka sunduar me këtë  principatë të vogël në jug të Francës. Charlene, një ish-notare olimpike nga Republika e Afrikës së Jugut, u takua me Princin Albert të Monakos, i cili njihej si Don Zhuan në një konkurs në vitin 2000.  Dasma magjepëse në të cilën Sharlin qau shumë u mbajt në vitin 2011. Menjëherë pas martesës, çifti shkoi në muajin e mjaltit në Afrikë. Kujtojmë, se Albert ka dy djem dhe një vajzë që, sipas ligjit, nuk mund ta trashëgojnë atë në fron. Charlene dhe Albert u bënë me dy binjakë, me vajzën Gabrielle dhe djalin Jacques më 10 dhjetor  të vitit 2014. Edhe pse vajza e saj lindi dhjetë minuta më parë, trashëgimtar në fron  do të jetë vëllai Jacques.

Asma al Asad – trëndafili  në mes të Luftës Civile

Zonja e parë e Sirisë, Asmaal Asad (41) është me profesion bankiere. Ajo lindi në Londër, babai i saj ishte një kirurg i njohur dhe nëna e saj ishte diplomate. Ajo ka punuar në disa banka të mëdha dhe Bashar al-Asad e ka takuar në një festë në Damask. Kur Bashari mori pushtetin pas vdekjes së babait të tij në qershor të vitit 2000, Asma u shpërngul në Sri Lanka dhe në dhjetor të atij viti çifti u martuan. Dasma ishte një surprizë për publikun që as nuk e dinte se të dy ishin bashkë. Gjithmonë e qeshur pas martesës, Asma vizitoi 100 fshatra në 13 krahina për t’u takuar me popullin sirian dhe problemet e tyre më të mëdha.

Melania Trump – Sllovenja në Shtëpinë e Bardhë

Vetëm një vit më parë u duk si një mision i pamundur, mirëpo sot Melanie Tramp, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, është e dyta në histori e lindur jashtë vendit. Melanie ka lindur më 26 prill 1970 në Sevnica, një qytet slloven jo larg nga Novo Mesto. Babai i saj ishte një tregtar makinash dhe nëna e saj punonte për një fabrikë të tekstilit vendas. Melanie gjithmonë kishte interes për modën. Që në moshën 16-vjeçare, ajo filloi të merrej më seriozisht me modelimin dhe në ditëlindjen e saj të 18-të, ajo nënshkroi një kontratë me një shtëpi të modës në Milano. Kjo ia hapi derën e suksesit në botë.

Melanie në vitin 1996,  u zhvendos në Nju Jork. Në një festë gjatë Javës së Modës në vitin 1998, ajo  u takua me Donald Trump i cili aty ishte me të dashurën e tij. Çifti u martua në vitin 2004 në një martesë luksoze ku morën pjesë shumë të famshëm. Melanie kishte veshur një fustan trej $ 200,000 në dasmë. Në mars të vitit 2006, Melanie dhe Donald u bënë me djalin  Baron. /Reporteri.net