×
  • Extra
  • Stil

    Gruaja humbi 90% të flokëve për shkak të stresit të organizimit të dasmës

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 19:53
    Dita e dasmës është ndoshta një nga më të priturat e jetës së grave.


    Ato duan që gjithçka të ndodhë në mënyrë të përkryer dhe të gjitha planet të janë të qarta.

    Megjithatë, planifikimi dhe pritja mund të bëhet ankth dhe të ndikojë thellësisht shëndetin tuaj dhe gjendjen mendore.

    Ky ishte rasti i Michelle Wilson-Stimson, e cila humbi 90% të flokëve të saj duke organizuar martesën pa ndihmën e askujt.

    Për Stimson, 42 vjeç, kjo është martesa e saj e dytë. Kur shpalli zotimin, ajo ndjeu që familja e saj nuk i ofroi asaj mbështetjen që priste dhe pasi nuk donte që të dështonte, ajo vendosi që të kujdeset për të gjithë planifikimin e ceremonisë.

    Dy javë pas martesës, flokët filluan të bien për asnjë arsye të dukshme. Mjeku e pyeti për një episod të kohëve të fundit të stresit dhe ajo i tha duke qeshur se mund të kishte qenë planifikimi i dasmës së saj.

    Por mjeku nuk buzëqeshi, sepse ai konsideroi se ky ishte faktori nxitës dhe ajo u diagnostikua me alopecia, humbje e flokëve në rajonet që normalisht vinin nga stresi.

    Michele tha: “Unë u shkatërrova, mjekët nuk e dinin nëse flokët do të rriteshin përsëri”.

    Tashmë ajo po i nënshtrohet një terapie, por nuk dihet se sa rezultat do të ketë.

    Rasti i Michelle na mëson se sa e rëndësishme është të kujdesesh për veten.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!