×
  • Extra
  • Stil

    Jo herën tjetër, jo për pak, jo nesër – Jetën e jetoni tani!

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 9:39

    E kapni veten duke u izoluar nga shoqēria dhe gjithçka sociale. Dhe vazhdon të thuash “Nuk kam qef sot, nuk do të dal, do ta lë për një herë tjetër”. Të njëjtën gjë thua dhe herën tjetër! Dhe preferoni të jeni të mbyllur në veten tuaj, në kafazin tuaj të vetmuar dhe të humbisni në mendimet tuaja negative.


    Pse? A është diçka e përkohshme dhe normalisht njerëzore që ndodh në disa faza për të gjithë ne apo juve u është bërë zakon?

    Pse kaq shumë mërzitje, pesimizëm dhe errësirë? Pse e izoloni veten dhe bllokoni shëndetin tuaj psikosomatik? Mendimet nuk ndalen dhe konceptet nuk mbarojnë. Problemet nuk zgjidhen me “duar të kryqëzuara”, as duke mbajtur kokën me duar. Nuk do të vijë një dorë magjike të na lehtësojë dhe ndriçojë nga ngarkesat e përditshme dhe të na bëjë ta shohim gjithçka rozë dhe të thjeshtë. Do të kujdesemi ne për këtë!

    Prandaj po ju them, ec pra! Çohu! Bëni gati kushtet dhe argëtohuni duke bërë një shëtitje me miqtë. Mos e shtyni kafenë e relaksit me miqtë tuaj dhe mos e refuzoni udhëtimin që do të veprojë si një injeksion freskues në jetën tuaj të përditshme.

    Mos prisni që bateritë tuaja të boshatisen plotësisht për t’i rimbushur ato! Sigurohuni që ato të jenë gjithnjë gjysmë të mbushura dhe jo gjysëm bosh me energji nga buzëqeshja juaj, optimizmi juaj, argëtimi dhe gjendja juaj e mirë. Jeta vazhdon. Dil jashtë. Jo herën tjetër. Tani. Jo neser por sot…!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!