×
  • Extra
  • Stil

    Kur mbushim 40 vjeç, këto gjëra duhet t’i kemi mësuar patjetër

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 13:49

    “Jeta fillon vërtet në të 40-at. Deri atëherë, ti je thjesht duke bërë kërkime”. – Carl Jung


    Por a ka vërtet gjëra që një person “duhet t’i dijë” rreth moshës 40 vjeçare?

    Pyetja është tepër subjektive. 40 vite janë shumë (të paktën për moshën e njerëzve), dhe shumë prej nesh rreth kësaj moshe kemi fituar mjaft eksperienca dhe njohuri që mund t’i vëmë në zbatim në të 40-at e tjera. Mirëpo duhet të kuptoni se ky artikull, si shumë artikuj të tjerë tanët, është shkruar për t’ju argëtuar, si dhe për t’ju bërë pak të reflektoni. Me këtë material duam që ju të qeshni, të argëtoheni dhe ndoshta (ndoshta) të ndryshoni diçka nga vetja. Gjithsesi, këto janë disa nga mesimet, apo eksperiencat që secili duhet të ketë siguruar rreth të 40-ave:

    1.Fundjavat e kaluara në shtrat janë gjithmonë një ide e keqe.
    2.Asgjë nuk e mund një gjumë të mirë gjatë natës.
    3.Rruga e karrierës së dikujt mund të përfshijë mjaft pirunë përgjatë saj.
    4.Është mjaft e rëndësishme të kemi një shtëpi tonën.
    5.Rrethi yt shoqëror është bërë gjithmonë dhe më i vogël dhe kjo për më mirë.
    6.Ke përjetuar një dashuri të madhe përgjatë jetës, dhimbjen nga e cila e ke kaluar me vështirësi.
    7.Për fat të keq, ke përjetuar të paktën një tragjedi të madhe në jetë.
    8.Dikur ke ngrënë diçka që e konsideroje të çuditshme, por që tani të pëlqen shumë.
    9.Ke luftuar për diçka më të madhe se vetja duke dhuruar para, duke falur kohën tënde etj.
    10.E ke kuptuar se vdekjes nuk mund t’i shmangemi dot, ndaj po përpiqesh të jetosh çdo ditë në maksimum.
    11.Një kohë e kaluar duke lexuar është antidoti pothuajse i gjithçkaje.
    12.Intimiteti me dikë duket i këndshëm, vetëm nëse atë person e dashuron me gjithë zemrën tënde.
    13.Njerëzit me të cilët flet tashmë në telefon, janë ose familjarët e tu, ose kolegët e punës. 14.Në 99% të rasteve ndodh pikërisht kështu.
    15.Nuk të pëlqen të debatosh me të tjerët, pasi të duket e kotë, të duket energji e shpenzuar në mënyrë të pavlerë dhe nuk është diçka që të pëlqen ta bësh.
    16.Kupton se me njerëzit duhet pasur kujdes, pasi nëse nuk duam t’i humbasim, duhet t’i mendojmë mirë fjalët që u themi.
    17.Nuk ka gjë që të bën të ndihesh më mirë, se të shohësh dikë të jetë i lumtur prej ndihmës tënde.
    18.Nuk duhet t’i ndihmosh të tjerët për të marrë mirënjohje prej tyre, por sepse kështu ndihesh ti më mirë.
    19.Duhet ta ndihmosh atë që dikur të ka zgjatur dorën në vështirësi dhe të largohesh nga ai që është larguar prej teje, atëherë kur ti e kishe më të nevojshme të kishe dikë pranë.
    20.Karma ekziston. Ato që u bën të tjerëve, do të kthehen mbrapsht një ditë.
    21.Ke kuptuar se të jesh 40 vjeç/e do të thotë se je i ri/e re dhe ke plot gjëra për të bërë në jetën tënde.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!