×
  • Extra
  • Stil

    Kur trupi ka mungesë të theksuar proteinash, proteston nëpërmjet 8 simptomave

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 20:39

    Dihet se proteina luan një rol jetësor në funksionimin e trupave tanë dhe nëse keni mungesë proteinash, trupi juaj do të vuajë.


    Një studim thotë se rreth 1 miliard njerëz në mbarë botën kanë mungesë proteinash, sidomos në Afrikën Qendrore dhe Azinë Jugore: deri në 30% e fëmijëve marrin shumë pak proteina.

    Si ta kuptoni nëse keni mungesë proteinash? Mësojini tani shenjat dhe simptomat që lidhen me mungesën e proteinave:

    8. Nepset

    Nëse gjithmonë ndiheni të uritur dhe keni dëshirë për ushqim dhe meze të ndryshme, kjo mund të jetë për shkak të një mungese të proteinave, dietës së tejngopur në karbohidrate dhe sheqerna.

    Problemi mund të jetë që ju të keni qasje të pakufizuar në ushqime me kalori të lartë në të cilën sasia e proteinave është e ulët në krahasim me sasinë e kalorive.

    7. Humbja e masës muskulare dhe dhimbje të nyjeve

    Muskujt janë rezervuari më i madh i proteinave në trup. Dobësia e muskujve, dhimbja dhe humbja e masës muskulare është një shenjë e mungesës së proteinave.

    Një studim thotë se kjo zakonisht ndodh tek njerëzit e moshuar. Proteina është thelbësore për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e muskujve.

    6. Problemet me lëkurën dhe thonjtë
    Një mungesë proteinash mund të rezultojë në bërjen e thonjve tuaj të dobët, të brishtë dhe me raste, ju do të shihni shirita të bardhë dhe njolla kafe në thonj.

    Një mungesë proteinash mund të ndikojë gjithashtu në lëkurë, pasi proteina mundëson rigjenerimin e qelizave, prodhon qeliza të reja dhe zëvendëson ato të vdekurat. Nëse kjo ndodh, ju do të vini re se lëkura juaj ndihet e thatë dhe e plasaritur.

    5. Rënia e flokëve

    Flokët tanë përbëhen nga 90% proteina të njohura si keratin. Nëse nuk merrni ushqyes të mjaftueshëm, flokët tuaj mund të hollohen dhe të zbehen në ngjyrë.

    Kjo ndodh sepse trupi ndalon përdorimin e proteinave për gjëra jothelbësore si rritja e flokëve në një përpjekje për ta ruajtur atë rezervë proteine që ka.

    4. Mëlçi e dhjamosur

    Mëlçia e dhjamosur është një nga simptomat më të zakonshme të një mungese proteine dhe nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë sëmundje të mëlçisë së dhjamosur, duke shkaktuar inflamacion, dhëmbëzim të mëlçisë dhe dështim potencial të mëlçisë.

    Kjo është një gjendje e zakonshme për ata që konsumojnë shumë alkool, personat mbipeshë dhe madje edhe fëmijët.

    3. Rritja e rrezikut të thyerjes së kockave

    Ashtu si muskujt, një konsumim i ulët i proteinave mund të ndikojë edhe në kocka. Të mos paturit mjaftueshëm proteina çon në dobësimin e eshtrave, duke rritur kështu rrezikun e thyerjes së kockave.

    Kjo ndodh kryesisht sepse proteina është e nevojshme për absorbimin e kalciumit dhe për të ndihmuar me metabolizmin e eshtrave.

    2. Pagjumësi

    Nëse keni probleme me gjumin ose vuani nga pagjumësia, ka gjasa që kjo të lidhet me një mungesë proteinash.

    Proteinat që marrim nga ushqimi që hamë, veprojnë si blloqe ndërtimi për triptofanin, një aminoacid që shkakton përgjumje. Kjo tregon që duhet të hani ushqime të pasura me proteina në vaktet para gjumit për të fjetur më mirë.

    1. Mjegullim i trurit

    Është shumë e rëndësishme marrja e duhur e proteinave për të mbështetur funksionimin e shëndoshë të trurit.

    Nëse keni mungesë motivimi, kujtesës të dobët ose probleme me të mësuarit ndonjë gjë të re, kjo është një shenjë se keni mungesë proteinash. Një studim thotë se dopamina, epinefrina dhe serotonina janë neurotransmetuesit që i duhen trupit tuaj për t’u fokusuar.

    Sipas ekspertëve, sasia minimale e përditshme e proteinave që duhen marrë për të rriturit është 56 g në ditë për meshkujt, 46 g në ditë për gratë – dhe për fëmijët, varion nga 19 g në 34 g në varësi të moshës së tyre. Sasia mund të ndryshojë po ashtu nëse jeni shtatzënë ose të sëmurë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!