×
  • Extra
  • Stil

    Një listë me gjëra që nëse vazhdoni t’i bëni, do t’ju plakin më shpejt

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 23:11

    Ndonjëherë, pa e kuptuar, jeni duke bërë (ose jo) veprime të përditshme në dëm të lëkurës dhe pamjes suaj. Ka disa gjëra të cilat duhet t’i keni parasysh nëse nuk doni t’i shtoni ca rrudha të parakohshme vetes:



    – Pini lëngje me pipa

    Bëjini një nder vetes dhe mjedisit dhe pini direkt nga gota e bërë për pijen. Nëse do të përdorni shumë pipat kur pini lëng, eventualisht do dukeni më të vjetër se jeni, thotë Joseph Cruise, kirurg plastik.

    “Kjo bën që të krijohen vijat e vogla në fillim të buzëve në formë rrudhash”, shpjegon ai. Prandaj, zgjidhja është e thjeshtë, pini direkt nga gota.

    – Nuk mbani syze dielli

    Është koha për t’u kujdesur më mirë për sytë tuaj, në mënyrë që ato të kujdesen për ju. Mbajtja e syzeve të diellit (edhe në ditët pa diell), jo vetëm që redukton shfaqjen e vijave rreth syve, por edhe mbron sytë tuaj nga sëmundje kanceroze dhe ndihmon në mbajtjen e një shikimi të mprehtë.

    – Flini në një anë

    Fjetja nga një anë, me fytyrën e saj ngulur në jastëk, shkakton rrudha në zonën e faqeve, mollëzave dhe mjekëve. Ekspertët thonë se gjumi është i “saktë”, kur gjithë shpina mbështetet në shtrat dhe ky është pozicioni më i mirë për fjetur dhe për t’u dukur gjithnjë të freskët.

    – Qëndroni keq

    Një qëndrim i gabuar devijon shtrirjen normale të shtyllës kurrizore dhe si rezultat, muskujt dhe kockat tensionohen. Ky mund të shkaktojë dhimdje, lodhje deri në një deformim të shtyllës kurrizore.

    – Përdorni krem dielli vetëm me pushime

    Ekspozimi i tepërt ndaj rrezatimit UV është shkaku kryesor i plakjes së parakohshme të lëkurës. Përdorni krem mbrojtës, çdo ditë të vitit, pa përjashtim!

    – Përdorni më shumë seç duhet ngrohje, kondicionerin etj

    Përdorimi i shtuar në çdo lloj mënyrë ngrohjeje që keni në shtëpi mund t’i bëjë flokët dhe lëkurën tuaj të thahet dhe për pasojë, rrudhat do të shfaqen më shpejt. Përpiquni të mbani një ambient sa më neutral në shtëpi.

    – U thoni vetëm “Jo” sheqernave

    Tashmë të gjithë e dimë se sheqeri nuk është i shëndetshëm për ne, por po aq i shëndetshëm është edhe stresi, prandaj, përsëri, mund t’i lejojmë vetes ca mëkate të vogla, pa e tepruar.

    – Shikoni TV më shumë se duhet

    Ekspertët sugjerojnë të mos kaloni shumë orë përpara ekranit dhe nëse jeni në shtrat, apo të ulur në kompjuter, të ngriheni çdo gjysmë ore për të ecur apo thjesht për të qëndruar drejt në këmbë.

    – Mungesa e gjumit

    Të rriturit kanë nevojë për të paktën 6-7 orë në çdo natë. Nëse nuk flini mjaftueshëm, jo vetëm që dukeni dhe ndiheni të lodhur, por edhe shkurtoni jetëgjatësinë tuaj. Ekspertët sugjerojnë të shkoni në shtrat më herët nëse ndjeni se keni mungesë energjie, ngadalësi në të menduar dhe shtim peshe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!