×
  • Extra
  • Stil

    Për të mos mbirë patatet gjatë qëndrimit një kohë të gjatë, përdorni këtë truk

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 10:34

    Vetëm vendosni një mollë në qese dhe mos u brengosni! Është mjaft e thjeshtë.


    Patatja është artikull të cilin e gatuajmë pothuajse me të gjitha ushqimet. Për këtë shkak shpesh blejnë në sasi të mëdha, ndërkaq qëndrojnë gjatë, andaj është rrezik që patatet gjatë qëndrimit të mbijnë.

    Është e njohur që patatet e mbira nuk janë të mira për gjellë, përkatësisht për shëndetin, andaj po ua tregojmë mënyrëm më të thjeshtë të mundshme që të pengoni mbirjen e patates.

    E gjitha që duhet të bëni është që në qese apo në arkë në të cilën qëndrojnë patatet të vendosni një mollë dhe patatja do të mbetet perfekt.

    Këshillë shtesë: Patatet është më së miri t’i ruani në vend të thatë, të errët dhe të freskët. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!