×
  • Extra
  • Stil

    Përse shkencëtarët po insistojnë që personat me diabet të pinë birra çdo ditë

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 8:23

    Pirja e një gote birrë apo verë në baza ditore mund të shërojë problemet me diabet të tipit 2, sipas një rishikimi shkencor.


    Konsumimi i një sasie të moderuar të alkoolit, përkatësisht rreth 2,5 njësi në ditë, mund të përmirësojë metabolizmin e glukozës në gjak, sipas studiuesve, transmeton lajmi.net.

    Diabetikët e tipit 2 kanë aftësi të dëmtuar të zbërthimit të glukozës, e cila shkakton nivel të lartë të sheqerit në gjak, rezistencë ndaj insulinës dhe shtim në peshë.

    Kritikët i janë kundërvyer deklaratave të hulumtuesve kinez se udhëzimet e alkoolit për diabet duhet të rishikohen.

    Studimi, që akoma nuk u botua, u paraqit në Takimin Vjetor të Shoqatës Evropiane për Studimin e Diabetit në Barcelonë.

    Shkencëtarët e Universitetit Juglindor analizuan dhjetë studime që zbuluan lidhjen midis konsumit të alkoolit dhe diabetit të tipit 2.

    Pirja e alkoolit u gjet se përmirësoi metabolizmin e glukozës, e cila uli nivelet e insulinës.

    Pija në fjalë po ashtu uli nivelet e triglicerideve, lloji më i zakonshëm i yndyrës që gjendet në ushqim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!