×
  • Extra
  • Stil

    ‘Personat që e pinë kafen e zezë janë psikopatë’ – thotë një studim i ri

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 14:38

    Nëse të pëlqen kafeja e zezë, mund përkufizohesh si person që pëlqen aroma të forta, kujdeset mirë për shëndetin, ose thjesht dëshiron të pijë kafenë ashtu si i pëlqen. Ose, mund të jesh psikopat. Kështu të paktën sipas një studimi të ri të publikuar në revistën “Oreks”, e cila gjeti një korrelacion midis dashurisë për kafen e zezë dhe tendencat sadiste ose psikopatike, transmeton Reporteri.net

    Hulumtimi mori për bazë më shumë se 1,000 të rritur, të cilëve iu kërkua të shfaqin preferencat e tyre ushqimore.

    Pjesëmarrësit pastaj morën një sërë testesh të personalitetit përmes të cilave vlerësoheshin tiparet antishoqërore të personalitetit, të tilla si sadizmi, narcizmi dhe psikopatia. Studimi, i kryer nga studiuesit në Universitetin e Innsbruck, zbuloi se preferenca për shijen e hidhur ishte e lidhur me sjelljen psikopatike.

    Ndërlidhja më e afërt ishte midis ushqimeve të hidhura dhe “sadizmit të përditshëm” – domethënë, gëzimit të shkaktimit të niveleve të moderuara të dhimbjes tek të tjerët.

    Alarmi nuk u lëshua vetëm për ata që preferonin kafenë e zezë – studimi gjithashtu gjeti se pjesëmarrësit që raportuan dashuri për selino dhe ujë tonik ishin gjithashtu  kanë më shumë të ngjarë të shfaqnin tipare antisociale.

    Ky nuk është hulumtimi i parë që ka gjetur një lidhje mes shijes dhe personalitetit. Studimet e mëparshme kanë treguar se përvojat e ëmbla të shijes rritin besueshmërinë, ndërsa përvojat e shijes së hidhur rrisin armiqësinë dhe nxjerrin gjykime më të ashpra morale./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!