×
  • Extra
  • Stil

    Pija magjike që lufton sëmundjet e zemrës

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 13:40

    Arteriet janë ato që transportojnë gjakun e pasuruar me oksigjen në çdo pjesë të trupit, ndaj nëse ato mbartin “papastërti” qarkullimi i gjakut do të ngadalësohet e zemra do të fillojë të shfaqë probleme.


    Me papastërti nënkuptojmë yndyrën e cila vesh jo vetëm muret e zemrës por dhe të arterieve duke shkaktuar sëmundjet kardivaskulare njohur ndryshe si vrasësit e heshtur.

    Yndyra e lartë në gjak është si pasojë e një regjimi jo të rregullt e të shëndetshëm ushqimor, por për fat të mirë ju mund të mbani nën kontroll gjendjen e tuaj nëse ndiqni një stil të shëndetshëm jetese.

    Veç saj, ju mund të përgatisni gjithashtu një pije “magjike” që jo vetëm pastron arteriet nga yndyra por do të përshpejtojë dhe qarkullimin e gjakut:

    Përbërësit:

    Katër limonë

    Katër thelpinj hudhër

    Xhenxhefil

    Dy litra ujë

    Udhëzime:

    Pritini limonët në copa të vogla

    Vendosini të gjithë përbërësit, përveç ujit, në shtrydhëse.

    Hidheni masën e përftuar në një tas të thellë.

    Në një tenxhere zieni 2 litra ujë dhe më pas hidhni në të masën e përgatitur më parë.

    Lëreni të ftohet dhe më pas vendoseni në një kavanoz qelqi.

    Futeni në frigorifer dhe pija është gati për t’u konsumuar.

    Çdo ditë pini një gjysmë gote në mëngjes në stomakun bosh.

    Pijeni për 3 javë dhe më pas bëni pushim 7 ditë.

    Nëse është e nevojshme mund ta përsërisni sërish.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!