×
  • Extra
  • Stil

    Restoranti mbush karriget me kukulla të frikshme, për të ngritur moralin dhe xhiron pas koronavirusit

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 23:05

    Një restorant në SHBA ka mbushur karriget e tavolinave me manekinë të çuditshëm, me qëllim nxitjen e atmosferës gjatë zbatimit të masave të distancimit social prej koronavirusit.


    Mengjezorja Open Hearth në Karolinën e Jugut ka vendosur kukullat plastike të veshura me shije në ndarjet e saj të ngrënies, për t’i bërë shoqëri darkuesve, pas hapjes kësaj jave për herë të parë pas izolimit.

    Pronarja Paula Starr Melehes shpjegonte: “Në vend që të vendosnim shirita ndarës apo kryqe në tokë, menduan që me këtë rast ta bëjmë restorantin të duket plot.”

    Të gjithë restorantet në këtë shtet amerikan duhet të mbajnë darkuesit e tyre të paktën 1.5 metra larg njëri-tjetrit për ndalimin e përhapjes së Covid-19, kështu që shumë prej tyre po punojnë me gjysmë kapaciteti për t’u përshtatur me masat.

    Melehes porositi kukullat me ajër pasi bashkë me të shoqin Jimmy pastruan mirë restorantin para hapjes. Tashmë stafi në Open Heart mban maska dhe përdor menu një-përdorimëshe.

    Melehes pranon se dhe familja e saj ishin trembur nga kukullat. “Nipi im kur i pa tha se janë të frikshme. Por besoj se kur njerëzit të vijnë do të qeshin me to”, thotë ajo, duke shtuar se vendi kërkon të rimëkëmbet pas pandemisë që ka lënë rreth 36 milionë të papunë në SHBA. “Nuk e përballojmë do të qëndrojmë mbyllur”, ajo shton.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!