×
  • Extra
  • Stil

    Si ta ngrohni banesën shpejt dhe t’i ulni faturat

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 16:44

    Ky truk do të sigurojë ngrohje të shpejtë të banesës në orët e hershme të mëngjesit, hapësira më të ngrohta gjatë ditës dhe humbje më të vogël të ngrohtësisë pas fikjes së radiatori.


    Suksesi i biznesit tënd meriton zyrat e ëndërrave, si këto në Dukagjini Center.

    E tëra çfarë ju duhet të bëni është të ngjitni ndonjë material reflektues në mur pas radiatorit ose stufës, të tilla si p.sh. folie alumini ose folie metalike për të mbrojtur xhamat e makinës nga dielli.

    Në këtë mënyrë radiatori apo cilido trup ngrohës më nuk do të ngrohë murin pranë të cilit gjendet, ndërsa vetvetiu ngrohtësia nuk do të depërtojë në mur, por do të kthehet në hapësirë.

    Nëse nuk dëshironi të ngjitni folie drejtpërdrejt në mur për shkaqe estetike, mund ta vendosni një copë kartoni apo ndonjë material të ngjashëm, mirëpo në atë mënyrë që folia të jetë e kthyer nga jashtë, në drejtim të trupit ngrohës.

    Kartoni nuk duhet të ngjitet në mur, por vetëm mbështeteni pas radiatori, stufa, shporeti apo ngrohësja dhe pasi të kalojë dimri mund ta largoni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!