×
  • Extra
  • Stil

    Si të zgjedhësh mbathjet e duhura?

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 11:07

    Kur blejmë të brendshme përgjithësisht mbathje, i kushtojmë më shumë rëndësi estetikës sesa materialit, markës që e prodhon, apo detaje të tjera.


    Disa gra janë me fat. Ato mund të mos veshin asgjë dhe të kenë rehati dhe një shëndet të mirë gjenital. Megjithatë, jo të gjitha ndihen komode pa të brendshme.

    Mbathjet e zgjedhura gabim, bëhen shpeshherë shkak për infeksione vaginale, baktere dhe mykun. Bakteret rriten më mirë ambiente të errëta dhe lagështirë.

    Zgjidh gjithmonë pambuk

    Mund të veshësh edhe tyl, rrjetë apo sintetike, por sigurohu që në zonën intime të jetë me pambuk.

    Kujdes me përshtatjen (masën dhe prerjen)

    Veshja e rrobave shumë të ngushta mund të shkaktojë fërkime dhe të çojë në ciste, qime të rritura apo probleme të tjera.

    Tangat nuk janë domosdoshmërisht të këqija

    Thjesht sigurohuni që pëlhura dhe madhësia të jenë të rehatshme dhe të mos shkaktojnë acarim.

    Mund t`i shmangësh mbathjet gjatë palestrës

    Nëse streçet e tua kanë shtresë antibakteriale atëherë mund t`i veshësh në palestër pa mbathje dhe të shmangësh djersën.

    Si të zgjedhësh mbathjet e duhura?

    Përtej zgjedhjes specifike të mbathjeve, ka mënyra të tjera të rëndësishme për të promovuar shëndetin e vaginës që lidhen me mbathjet. Mënyra sesi i lani ka rëndësi.

    Dantella, parfumet, zbutësit e rrobave dhe të tjerë elementë në pëlhura mund të ndikojnë negativisht në pH e vaginës. Lajini të brendshmet me detergjentë që nuk përmbajnë ngjyrues ose aromë. Mjekja Ross thotë: “Unë gjithashtu i edukoj gratë të mos veshin mbathje sidomos natën ose kur rrinë në shtëpi”.

    Të tjera detaje që duhen mbajtur parasysh janë:

    Fshirja rutinë e vaginës nga para-mbrapa, shmangia e sapunëve të ashpër në indet e ndjeshme mukozale të vaginës, shpëlarja e vulvës vetëm me ujë, shmangia e pecetave femërore që mund të acidifikojnë vaginën dhe ndryshimi i mbathjeve që janë me djersë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!