×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Amerika e heton zyrtarisht “TikTok” për arsye sigurie

    Reporteri
    01 Gusht 2020 | 13:05

    Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin tha sot se TikTok, një aplikacion i njohur i medieve sociale, është nën hetim zyrtar nga Komisioni për Investimet e Huaja në SHBA, CFIUS.


    “TikTok është nën hetim nga CFIUS dhe ne do t’i bëjmë një raport Presidentit për të gjatë kësaj javë”, tha Mnuchin për gazetarët.

    “TikTok” u mundëson përdoruesve të krijojnë video të shkurtra, shpesh me disa efekte themelore dhe muzikë, të cilat janë bërë gjithnjë e më popullore, veçanërisht në mesin e një demografie më të re.

    Sipas “App Annie”, që gjurmon të dhënat celulare, “TikTok” është shkarkimi më popullor në tremujorin e parë të vitit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!