Një aplikacion që mendohet se ofron të dhëna për Covid-19 në mbarë botën, në fakt mund të jetë i rrezikshëm për telefonat Android.
Alarmi është dhënë nga ekspertët, të cilët thonë se bëhet fjalë për një aplikacion të quajtur “Aarogya Setu”, që ngjason nga emri me një tjetër aplikacion të certifikuar për gjurmimin e Covid.
Ky aplikacion që është aktiv për celularët Android, është potencialisht i rrezikshëm pasi shfrytëzohet nga hakerat të cilët mund të vjedhin të dhënat tuaja personale në celular.
Përmes këtij aplikacioni, hakerat kanë mundësi të shikojnë mesazhet tuaja, thirrjet telefonike, t’ju gjurmojnë vendndodhjen dhe të kenë gjithashtu akses në mikrofonin e aparatit celular. Ekspertët sugjerojnë që përdoruesit ta fshijnë aplikacionin nga celulari i tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.