×
  • Extra
  • Tech&Auto

    BE-ja gjobit Google-n

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 15:38

    Bashkimi Evropian ka gjobituar me 1.49 miliard euro kompaninë Google për konkurencë të padrejtë. Kjo është hera e tretë që blloku evropian ndëshkon gjigantin global të internetit.


    Bashkimi Evropian ka thënë se shërbimi reklamues i Google, AdSense, ka kufizuar ilegalisht paraqitjen e disa reklamave të kompanive rivale.

    Shërbimi AdSense është ndërmjetësues në mes të reklamuesve dhe pronarëve të faqeve online, duke lejuar paraqitjen e reklameve në faqet përkatëse.

    “Sot, komisioni ka ndëshkuar Google me 1,49 miliard euro gjobë për keqpërdorim të pozitës së saj dominuese në treg”, ka thënë komsionarja e Bashkimit Evropian për Konkurencë, Margrethe Vestager.

    Kjo është hera e tretë që blloku evropian ka gjobitur kompaninë Google.

    Kjo kompani ishte ndëshkuar më 2.42 miliardë euro më 2017 dhe një tjetër gjobë prej 4.34 miliardë eurove më 2018.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!