×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Dënime deri në 10 mijë euro për shoferët që hedhin cigaret nga vetura

    Reporteri
    21 Janar 2020 | 10:21

    Drejtuesit e automjeteve në Australi tani mund të përballen me një gjobë deri në 11,000 dollarë apo rreth 10 mijë euro nëse kapen duke hedhur një cigare të ndezur nga makina e tyre.


    Dënimi i ri, i cili hyri në fuqi të premten në New South Wales, mund të zbatohet edhe për pasagjerët e automobilave nëse kapen duke hedhur cigare nga vetura.

    Dënimi vjen mes zjarreve shkatërruese që kanë përfshirë pjesë të Australisë, transmeton Reporteri.net.

    Presidenti i Shoqatës së Shërbimeve të Zjarrit të New South Wales, Brian McDonough përshëndeti masën e qeverisë për të ndaluar hedhjen e cigareve. Më shumë se 200 njerëz u kapën duke hedhur cigare të ndezura nga automjeti i tyre në New South Wales në vitin 2019, sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë.

    Dënimet e reja vlejnë edhe për pasagjerët, dhe gjithashtu përfshijnë edhe marrjen e 10 pikëve në patentën e shoferit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!