×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Facebook ndërmerr këtë veprim pas tërmetit në Shqipëri

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 20:20

    Pas tërmetit në Shqipëri, Facebook krijoi një grup ku i kërkonte përdoruesve të tregonin nëse janë të sigurtë.


    Butonat që ofrohen janë “I’m safe” (Jam i sigurtë) dhe “Doesn’t Apply to Me” (Mos e apliko tek unë).

    Shumë përdorues nuk kanë hezituar që të thonë se janë në gjendje të mirë shëndetësore, por ka edhe të tjerë që nuk i kanë dhënë rëndësi.

    Tërmeti më i fortë në 30 vite

    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë i shkallës rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë është regjistruar sot (21 shtator) 30 km në veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit.

    Dy lekundje te forta u degjuan brenda disa minutash.

    IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit.

    Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.

    Situata ka krijuar panik te banorët. Mijëra qytetarë mbushën rrugën në të katër anët e vendit.

    Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në banesa.

    Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në total në Tiranë dhe Durrës kanë marrë ndihmë mjekësore 58 qytetarë.

    52 qytetarë kanë marrë mjekim te Spitali i Traumës me lëndime nga tërmeti, mes tyre është një fëmijë 9 vjeç. Aktualisht në spital janë 21 pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!