×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Facebook ‘shkund’ edhe një herë botën, lanson monedhën digjitale

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 12:20

    Gjiganti Facebook ka ndërmarrë një  hap që mund të shkundë sistemin financiar bankar në botë. Facebook ka njoftuar se do të lansojë një monedhë digjitale të quajtur Libra, e cila do t’u mundësojë miliona përdoruesve të këtij rrjeti që të bëjnë transaksione financiare anembanë globit, shkruan The Guardian, transmeton Reporteri.net.


    Libra  po prezantohet si një mjet financiar për të lidhur njerëzit që nuk kanë qasje në platformat tradicionale bankare. Me afro 2.4 miliard njerëz që përdorin Facebook-un çdo muaj, Libra mund të ndryshojë lojën financiare, por gjithashtu do të shqyrtohet nga afër, pasi Facebook vazhdon të karakterizohet nga një seri skandalesh lidhur me privatësinë e përdoruesve.

    Kjo monedhë digjitale  mund të jetë gjithashtu një lëvizje e mirëpritur për fitimet e Facebook: analistët po sugjerojnë se Libra mund të jetë shumë fitimprurëse për Facebook-un, pas përdorimi i këtij rrjeti social të shënojë ulje.

    Libra do të jetë në dispozicion si një aplikacion i pavarur edhe në platformat WhatsApp dhe Facebook Messenger  deri në vitin 2020. Kjo do t’u mundësojë konsumatorëve që t’i dërgojnë para njëri-tjetrit, si dhe të paguajnë për mallra dhe shërbime të ndryshme duke përdorur monedhën digjitale të Facebook në vend të monedhës së tyre vendase.

    Zyrtarët amerikanë dhe britanikë kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth kësaj lëvizje të Facebook-ut në sektorin financiar. Në maj, anëtarët e Komitetit të Senatit të SHBA-së për çështjet bankare i kanë shkruar  themeluesit të Fcebook, Mark Zuckerberg,duke i kërkuar atij t’i përgjigjet pyetjeve rreth shqetësimeve të privatësisë dhe rregullimit financiar.

    Në anën tjetër Facebook nuk ka komentuar këto akuza. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!