×
  • Extra
  • Tech&Auto

    FBI dhe CIA: Mos përdorni Huawei!

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 21:22

    Krerët e 6 agjencive më të mëdha të inteligjencës amerikane, mes tyre FBI dhe CIA, kanë paralajmëruar amerikanët që të mos përdorin produktet dhe shërbimet e gjigantëve kinezë të teknologjisë, Huawei dhe ZTE. Sipas CNBC, shefat e inteligjencës e kanë bërë këtë rekomandim gjatë një dëgjese në Komitetin e Inteligjencës.


    Në fjalën e tij, drejtori i FBI-së, Chris Wray tha se qeveria ishte “shumë e shqetësuar mbi rreziqet e lejimit të kompanive të huaja që të marrin pozicione të mira brenda rrjetit të telekomunikacionit”.

    “Kjo do t’i lejojë atyre që të modifikojnë ose të vjedhin informacion. Gjithashtu, i lejon që të bëjnë spiunazh”, shtoi Wray.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!