×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Hyundai Tucson do të ketë dukje krejtësisht tjetër

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 14:35

    Ishte thënë se do të jetë e frikshme, por nuk duket të jetë e tillë.


    Modeli i ri Hyundai Tucson, është parë duke u testuar gjatë javës së kaluar dhe format që kishte, Kolesa e ka ilustruar dukjen e versionit që do të del nga prodhimi, transmeton Telegrafi.

    Sungyun Lee është dizajneri kryesor në Hyundai, që kishte thënë se kjo makinë do jetë e frikshme, por nuk duket të jetë e tillë, por një SUV mjaft i zakonshëm.

    Ky model që do të ketë dukje krejtësisht tjetër, nga modeli i mëparshëm, duket se ka marrë disa pjesë nga Sonata, që është makina më e bukur, që Hyundai e ka prodhuar deri më tani.

    Drita e ngushta dhe të gjata, si dhe grilli me pjesët e thepisura të nxjerra përjashta, janë ato që e përbëjnë pjesën e përparme. Por, pjesa e pasme, është tërësisht e mbuluar dhe ishte e pamundur të vërehej diçka.

    Në të ardhmen, pritet të kemi edhe shfaqje tjera gjatë testimit të Hyundai Tucson që lansohet gjatë vitit të ardhshëm, si mjaft i fuqishëm dhe i mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!