×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Kjo veturë shpallet më e mira për vitin 2020 në Evropë

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 8:34

    Në Gjenevë u mbajt finalja e titullit “Vetura evropiane e vitit 2020”. Në garën për automjetin e vitit në Kontinentin e Vjetër fitues ishte Peugeot 208.


    “Luani” francez mori 281 pikë nga juria ndërkombëtare e 60 gazetarëve të automobilave nga 23 vende evropiane, transmeton lajmi.net.

    Pozita e dytë dhe e tretë i takoi Tesla Model 3 me 242 pikë dhe Porsche Taycan me 222 sosh.

    Shtatë finalistët ishin BMW 1 Series, Ford Puma, Peugeot 208, Porsche Taycan, Renault Clio, Tesla Model 3 dhe Toyota Corolla.

    Peugeot e-208 përshkon shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë në 8.1 sekonda.

    Modeli po ashtu mund të ngarkohet me një karikues i shpejtë, 100 kilovat. Prodhimi elektrik i Peugeot kërkon 30 minuta për të arritur energjinë deri në 80% të kapacitetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!