×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Krijuesi i WhatsApp, bën thirrje që njerëzit të mbyllin llogaritë në Facebook

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 23:47

    Brian Acton është një prej themeluesve të WhatsApp, që përfitoi nga Facebook 19 miliardë, pasi e shiti kompaninë që e kishte krijuar.


    Për tri vjet ai vazhdoi të mbetej pjesë e rrjetit social, por u largua më 2017 pasi nuk pajtohej me mënyrën e lejimit të reklamave në këtë platformë.

    Që nga largimi, Acton ka mbetur shumë i largët me Mark Zuckerber dhe kompaninë që ai e drejton. Skandali Cambridge Analytica, ka bërë që ai të nisë fushatën, me të cilën iu kërkon të gjithëve t’i mbyllin llogaritë në Facebook sa më parë.

    Gjatë një konference që e ka zhvilluar së fundmi në Universitetin e Stanfordit, ai ka hedhur kritika të ashpra mbi sistemin e biznesit të këtij rrjeti social.

    Acton pretendon se Facebook dhe gjiganti i kërkimit Google, po i vënë paratë para çështjes së privatësisë së shfrytëzuesve.

    “Ideja e materialeve të moderuara, që do ta largonte keq informimin dhe ideologjinë e dhunshme, është e mundur. Ne iu kemi dhënë fuqi, kjo është pjesa më e keqe” ka thënë Acton.

    Sikur në mars të vitit të kaluar, ai ka kërkuar mbylljen e llogarive të Facebook, me pretendimin se po paguajmë që të na marrin privatësinë tonë. /telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!