×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Laje si pjatë dhe hidhe në tokë po deshe. Gjithçka duhet të dini për Nokian e ri që po sfidon gjithë telefonët

    Reporteri
    29 Korrik 2021 | 17:06

    Prodhuesi i telefonave të markës Nokia ka lancuar modelin më të fundit. Quhet ndryshe telefoni ushtarak i krijuar për t’i bërë ballë kushteve të forta mjedisore.


    Nokia XR20 thuhet të jetë telefoni më i qëndrueshëm që është krijuar deri më sot. XR20 ka një ekran me rezolucion të fortë 6,67 inç nga Gorilla Glass Victus, firma amerikane e teknologjisë Corning dhe mund t’i rezistojë dëmtimit nga gërvishtjet dhe rëniet nga rreth 2 metra lartësi.

    Nokia është prodhuar për t’ju përshtatur më së miri industrisë së telefonëve të ashtuquajtur si “rugged”, dhe për t’u blerë kryesisht nga entuziastët e sporteve ekstreme.

    Në reklamën e telefonit, shfaqet një grua që derdh kafenë mbi telefon dhe më pas e shpëlan atë në lavamanin e kuzhinës. Një tjetër e hedh aksidentalisht telefonin në tokë, dhe më pas e merr dhe e sheh që nuk ka asnjë dëmtim. Gjithashtu e gërvisht më një gurë por asnjë shenjë nuk duket. Reklama shërben për të parë se si ky telefon është krijuar për t’i rezistuar situatave dhe incidenteve që na ndodhin shpesh me telefonët.

    Sipas HMD, Nokia XR20 mund të zhytët në ujë deri në një orë si dhe të durojë temperatura ekstreme. Përveç kredencialeve për materialin dhe fortësinë, telefoni i ri ka internet super të shpejtë me 5G, dhe bën foto me 48-megapiksel dhe 13-megapiksel me dy lente. Vjen në dy versione, i zi dhe ngjyrë blu.

    Florian Seiche, CEO i HMD, thotë se shumica e njerëzve janë të lodhur ngatelefonët që prishen dhe u duhet të blejnë një të ri:“Ata duan një telefon që ta mbajnë gjatë dhe t’u përshtaten të gjitha kërkesave dhe inovacionit. Pikërisht për këtë duket se është krijuar Nokia XR20. Pse të paguash paguajnë 1,000 dollarë ose 1,500 dollarë për një telefon të krijuar për tu prishur më pas dhe që çdo veprim e kryen me ngathësi”.

    Nokia XR20 kushton399 paund në Britani dhe 549.99 dollarë në SHBA, me një sistem të sofistikuar Android. Ai do të dalë në treg në këto dy shtete duke filluar nga 24 gushti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!