×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Lamborghini po e teston një Urus edhe më të shpejtë

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 9:36

    Kjo makinë SUV, mund të jetë më e fuqishme dhe më e shkathët.


    Modeli Urus është ndër më të shpejtit SUV në treg, por kjo nuk e ka ndaluar Lamborghinin që të punojë për ta bërë edhe më të fuqishëm, transmeton Telegrafi.

    Ishte thënë se do të lansohet një version i ri, ndërsa tani janë parë duke u testuar në pistë disa makina, që mendohet të jenë nga kjo linjë.

    Njëra makinë që kishte ngjyrë të bardhë, dukej se ishte gati për prodhim, njëjtë sikurse edhe e gjelbra, që pjesën e përparme e kishte më të ulët se modeli i tanishëm.

    Bashkë me to, ishte edhe një tjetër që kishte në kulm pjesën për vendosjen e bagazhit si dhe rrotën rezervë të vendosur në pjesën e pasme. Urus i ri, duket se do të jetë më i shpejtë se modeli i tanishëm që e ka motorin me 650 kuaj fuqi.

    Teknologjinë e kësaj makine, Lamborghini pritet ta huazojë nga Huracan Performante, që është treguar se është e nivelit të lartë dhe shumë e mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!