×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Mercedesi së shpejti do të prezantojë furgonin e ri elektrik në Frankfurt

    Reporteri
    26 Gusht 2019 | 18:50

    Më parë është përfolur se Mercedesi ka një listë të gjatë të risive të cilat do t’i promovojë në panairin e ardhshëm të veturave që do të mbahet në Frankfurt, i cili për gazetarët do të hapet më 10 shtator ndërsa për publikun e gjerë dy ditë më vonë.


    Përveç A dhe B-Classës në version plug-in hibrid, GLB AMG dhe konceptit elektrik të cilët do të jenë pjesë e nën-brendit EQ të automjeteve elektrike, në Frankfurt do të prezantohet edhe versioni serik i furgonit elektrik Mercedes EQV i cili si koncept është prezantuar në muajin mars të këtij viti në panairin e Gjenevës, transmeton Koha.net.

    Mercedes EQV është i bazuar në V-Class dhe vjen me pjesën e përparme më ndryshe dhe maskën e përparme sipas modeleve tjera elektrike EQ, si dhe me set të ri të rrotave 18-inçësh nga alumini.

    Gjithashtu, Mercedes EQV do të ofrojë më shumë hapësirë, funksionalitet dhe rehati në interier, si dhe sistemin MBUX (Mercedes-Benz User Experience) për argëtim dhe informim (infotainment) përmes ekranit 10-inç dhe komandave me zë.

    Në ofertë do të jenë versionet me 5.14 dhe 5.37 metra gjatësi, si dhe me 6, 7 dhe 8 ulëse.

    Sa i përket specifikave, EQV do të ketë motor elektrik me kapacitet prej 150 kW/204 kuajfuqi, shpejtësinë maksimale do ta arrijë deri në 160 kilometra në orë ndërsa me vetëm një mbushje të baterisë litium-jon prej 90 kWh ky furgon do të mund të kalojë deri 405 kilometra, përcjell Koha.net. Po ashtu, kjo bateri mund të mbushet deri në 80 për qind për më pak se 45 minuta.

    Për prodhimin e këtij furgoni elektrik serik, përgjegjës do të jetë fabrika Vitoria që gjendet në veri të Spanjës, ndërsa shitja e Mercedes EQV pritet të fillojë gjatë vitit të ardhshëm.

    Ndërsa sa i përket çmimit, ky furgon në tregun gjerman pritet të ketë çmim fillestar prej rreth 70,000 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!