×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Ndodh edhe kjo: Qytetarët thërrasin policinë se nuk u funksionoi Facebook’u

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 11:11

    Facebook dhe Instagram kanë rënë që nga dje, ndërsa policët e Zelandës së Re kanë problem me përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale.


    Policia e Zelandës së re ka lëshuar një njoftim ku kërkojnë nga përdoruesit e rrjeteve sociale të mos i thërrasin për problemet që kanë nga rënia e Instagram-it dhe Facebook-ut.

    “Fatkeqësisht s’mund të bëjmë asgjë për këtë, ju e dini, ata janë me bazë në Amerikë dhe ne jemi policë. Kështu që, ju lutem mos na thirrni të raportoni për këtë. Ju lutemi”, kanë shkruar nga Policia e Zelandës.

    Një zëdhënës nga Policia e Australisë i ka thënë Daily Mail se policia nuk ka marrë thirrje dhe të gjithë njoftimet për rënien e Facebook-ut dhe të Instagram-it kanë qenë të dërguara në formë të shakasë.

    Me probleme të këtyre dy rrjeteve sociale janë përballë përdoruesit e tyre në të gjithë botën dhe problemi akoma nuk është rregulluar. /express/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!