×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Për herë të parë SPOTIFY aktivizohet për Kosovë e Shqipëri

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 20:51

    Jemi mësuar që shpeshherë të shohim në internet platforma të ndryshme që ofrojnë shërbime për të dëgjuar muzikë nga e gjithë bota, shkruan OnAir.


    Në mesin e tyre jemi të bindur që keni dëgjuar edhe për Spotify.

    Spotify është një shërbim i ngjashëm me iTunes, por në të njëjtën kohë shumë i ndryshëm. Shërben për të dëgjuar muzikë nga e gjithë bota.

    I lansuar në tetor të 2008 nga grupi Suedez Spotify AB, ky shërbim kishte afërsisht 10 milion përdorues në 15 shtator 2010, 2.5 milion prej të cilëve ishin përdorues më pagesë.

    Tashmë më në fund ky shërbim po aktivizohet për herë të parë edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

    Shërbimi ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër piraterisë, duke ofruar përdoruesve në mbarë botën të shpejtë dhe qasje të lehtë për muzikën tuaj të preferuar.

    Spotify është në dispozicion për përdoruesit në tre mënyra:

    • Spotify Web Player.
    • Spotify Desktop.
    • Spotify Mobile. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!