×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Shpikja nga Toyota: Gaz lotsjellës për të parandaluar vjedhjen e veturës

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 17:33

    Gazi lotsjellës automatikisht do të aktivizohet në kabinë nëse vetura regjistron një përpjekje për të nisur motorin nga një person i paautorizuar.


    Prodhuesi japonez Toyota ka patentuar kohët e fundit një sistem që njeh identitetin e personave që ulen në vendin e shoferit, duke emetuar aroma të këndshme brenda veturës, në mënyrë që shoferëve të u sigurohet udhëtim i rehatshëm, transmeton reporteri.net.

    Njohja është kryer duke përdorur telefonin e shoferit, kështu që era mund të aktivizohet pak para se shoferi të hyjë në veturë.

    Megjithatë, shumica e vëmendjes ndaj kësaj patente tërhoqën funksionin dytësor të sistemit. Si Toyota vë në dukje, ai gjithashtu mund të përdoret për një qëllim krejtësisht të kundërt – për të parandaluar vjedhjen e veturës nga hajnat.

    Gjegjësisht, në qoftë se në vendin e shoferit ulet një person i paautorizuar (hajdut), vetura lëshon gaz lotsjellës për të parandaluar vjedhjen.

    Megjithatë, edhe pse Toyota ka patentuar këtë sistem, nuk do të thotë se një ditë do ta inkorporojë atë në automjetet e prodhuara. Dhe, nëse ndodh kjo, Toyota ka fare pak gjasa që ta përdor opsionin me gaz lotsjellës, por vetëm atë për aromat. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!