×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Skype ndalohet në Arabinë Saudite

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 14:02

    Emiratet e Bashkuara Arabe ndaluan përdorimin e Skype në atë vend, bëri të ditur sot kompania në një deklaratë.


    “Ne kemi vërejtur që faqja jonë e internetit dhe shërbimet janë bllokuar nga ofruesit e shërbimeve të internetit në Emiratet e Bashkuara Arabe, që do të thotë se ju nuk do të jeni në gjendje të përdorni Skype në atë vend”, thuhet në deklaratën e kompanisë, transmeton Reporteri.net.

    Kolumnisti Sultan Al Qassemi i Këshillit të Studimeve të Lindjes së Mesme vlerësoi se ishte frustuese që Skype u ndalua në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Si të bëjmë intervista dhe takime? Kjo është në kundërshtim me qëllimet e Global Vision”, tha Kasemi.

    Duke iu përgjigjur këshillave qytetarëve të Emirateve të Bashkuara Arabe për të përdorur platforma të tjera të komunikimit që kërkojnë një rrjet privat virtual, Kasemi u kërkoi atyre që të veprojnë në përputhje me ligjin, duke  mos pasur frikë nga reagimet e qeverisë. 

    “Nuk inkurajoj asgjë duke anashkaluar ligjin. Dua që autoritetet ta bëjnë këtë ligjërisht”,   shkruan Kasemi, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!