×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Studimi i ri thotë se meshkujt tradhtarë vozisin “Audi”

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 21:58

    A vozitë veturë të markës ‘Audi’ partneri juaj? Nëse po, atëherë duhet të keni kujdes të shtuar.


    Një anketim i kamotshëm, i kryer nga sajti ndërmjetësues i tradhtarëve me bazë në Britani, “Illicit Encounters”, ka zbuluar se vetura Audi është më e zakonshmja tek anëtarët e vet.

    Nga 800,000 anëtarë të anketuar, 22% prej meshkujve tradhtarë kanë deklaruar se vozisin Audi.

    Vozitësit e veturave BMW, Mercedes Benz dhe Volvo janë renditur në vendin e dytë, tretë dhe katërt, ndërkaq vozitësit e veturave Volkswagen në vendin e pestë.

    Sa i përket asaj se çfarë vetura vozisin meshkujt besnikë, studimi ka konstatuar se pronarët e veturave Nissan dhe Jaguar janë më besnikët, transmeton Reporteri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!