×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Zbulohet data kur do lansohet ‘PlayStation 5’

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 23:32

    Fansat e PlayStation të cilët kanë qenë në pritje për të parë gjeneratën e ardhshme të konsolës së lojrave të Sony, kapën një grimcë shprese vitin e kaluar kur një analist parashikoi se PlayStation 5 mund të debutonte deri në fund të vitit 2019.


    Megjithatë, kjo mund të jetë larg realitetit, nëse deklarata nga gjiganti japonez i teknologjisë është ndonjë tregues.

    Takashi Mochizuki, gazetar i The Wall Street Journal, zbuloi në Twitter se Sony ka konfirmuar se nuk do të lansojë një pasardhës të PlayStation 4 për të paktën 12 muajt e ardhshëm.

    Bazuar në këtë pretendim, është e mundur që PS5 të mund dal në treg diku në mes të 2020.

    Megjithatë, mund të duhen disa muaj pas lansimit para se PS5 të vihet në dispozicion të klientëve, ndoshta diku në vjeshtë të vitit 2020, transmeton Telegrafi.com.

    PS4 për shembull, u lansua në nëntor 2013 në Amerikën e Veriut.

    Pavarësisht paqartësive në lidhje me lansimin e PS5, është e sigurt se Sony po zhvillon konzolën e gjeneratës së ardhshme, siç është konfirmuar më parë nga presidenti Kenichiro Yoshida.

    Nuk dihet shumë për PS5 në aspektin e specifikave. Sidoqoftë, Mark Cerny, arkitekt prapa PS4 dhe Vita, konfirmoi më parë këtë muaj se tastiera do të mundësohet nga një CPU 8-core AMD Ryzen, çiftuar me një GPU Navi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!