Numri i personave të vdekur pas goditjes nga një stuhi e fuqishme në juglindje të Spanjës ka arritur në 5, sipas raporteve të medias lokale.
Stuhitë goditën pjesën më të madhe të vendit duke përfshirë ishujt Balearik në Detin Mesdhe.
Zonat më të prekura ishin provincat Almeria, Murcia, Alicante dhe Valencia. Në disa vende, ka rënë më shumë se 200 litra shi në një metër katror.
Rreth 700,000 fëmijë të shkollës janë njoftuar dje të qëndrojnë në shtëpi, raportoi gazeta në internet. Më shumë se 200 burra dhe gra të shërbimit ushtarak dhe 100 automjete të ushtrisë janë vënë në dispozicion për të ndihmuar në rast urgjence, njftoi ushtria të enjten në një postim në Twitter.
Në qytetin e Ontinyent, një lumë doli nga shtrati, duke shkaktuar evakuimin e 150 banorëve, ndërsa u shpëtuan 40 persona të tjerë.
Gjithashtu, u evakuan edhe 60 persona nga vende të ndryshme që qëndronin në një vend kampingu, në Cabo de Gata.
Një tornado e shkallës së vogël ka goditur një plazh në qytetin Denia , sipas të përditshmes spanjolle “El Pais”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.