Deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica kanë zyrtarizuar largimin nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ai tha se nga tani do të jenë pjesë një koalicioni me Partinë e Drejtësisë së Ferid Aganit dhe AKR-në e Behgjet Pacollit.
Dy deputetët që ka kohë që nuk janë në një linjë ne Vetëvendosjen, përmendën pakënaqësitë me partinë që kanë nisur me projektkodin civil dhe kanë vazhduar me Projektligjin për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të asistuar mjekësor në Kosovë, si arsye për largimin e tyre nga Vetëvendosje.
“Po bashkohemi me një mision për familjen. Projektkodi civil që me disa dispozita të tij cenon familjen tradicionale, projektligji për shëndetin riprodhues që legalizon fertilizimin pa identitet të njohur që dërgon edhe në incest, lejimi i ndërrimit të gjinisë, si dhe shumë aktivitete të tjera në Ministrinë e Kulturës dhe Arsimit nga kanë obliguuar drejt këtij vendimi.
“Unë dhe deputeti Visar Korenica nga sot nuk do të jemi pjesë e Vetëvendosjes. Tash është caktuar data e zgjedhjeve dhe parimisht ka përfunduar mandati i deputetit”, tha Rrahmani.
Rrahmani tha se pjesë e koalicionit do të jenë edhe personalitete publike. /Reporteri.net.