Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se SHBA në deklaratën e saj ka pohuar se Policia po instrumentalizohet nga qeveria.
“Nuk ka dilemë që Policia e Kosovës është instrumentalizim i pushtetit si të asnjë pushteti tjetër. Ka pas kriminalizim në polici, lidhje të shkurta, por instrumentalizmi nuk ka pasur”, tha Molliqaj ne rtv21.
Përmendi mbylljen e strukturave paralele në veri për të cilat tha se janë bërë pa vendim gjykate.
Po ashtu ai tha se Ura e Ibrit do të hapet vetëm atëherë kur të bien dakord bashkësia ndërkombëtare.
Kur u pyet se a do ta hapë kryeministri Kurti, Molliqaj tha se nuk e di për këtë.
“Nëse se hap Kurti kemi izolim, nëse e hapë Kurti kemi autonomi jo çlirim”, tha Molliqaj
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.