Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka vlerësuar rolin e Gjermanisë në si vendimtar në mbështetje të Kosovës.
Këtë vlerësim Bislimi e ka bërë në pritjen e organizuar nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me rastin e shënimit të datës së Bashkimit të Gjermanisë.
“Mbështetja juaj ka qenë e rëndësishme në forcimin e institucioneve tona, avancimin e ekonomisë dhe nxitjen e zhvillimit shoqëror. Kujtojmë me mirënjohje të thellë rolin vendimtar të Gjermanisë në mbështetjen e aspiratave të Kosovës në arenën ndërkombëtare. E vlerësojmë shumë kontributin e Gjermanisë në fusha të tilla si zhvillimi ekonomik, arsimi, siguria dhe shkëmbimi kulturor, teksa forcojmë edhe bashkëpunimin tonë ekonomik e shoqëror, i cili kontribuon edhe në stabilitetin dhe progresin e të gjithë rajonit”, ka deklaruar Bislimi.
Bislimi gjithashtu tha se Kosova është tashmë një shtet i cili synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO, Këshill të Evropës, dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Kështu, ai ka përmendur mbështetjen e shteteve aleate, si Gjermania.