Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku një veturë ka rënë në Liqenin e Badovcit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë mbetur të vdekur.
Nga Policia e Kosovës thanë për Gazetën Online Reporteri.net se vdekja e tyre u konstatua nga ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.
Shkaqet e këtij aksidenti fatal ende s’janë bërë zyrtare nga Policia.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
/Reporteri.net/