×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Arrestohet sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi

    Reporteri
    08 Tetor 2024 | 14:09

    Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi është arrestuar, pas aksionit të sotshëm në këtë ministri.

    Mediat kanë publikuar pamjet kur Bytyqi është shoqëruar në polici.

    Paraprakisht u raportua se është bastisur shtëpia e tij.

    Foto: T7
    Foto: T7

    Prokuroria Speciale ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se në aksionin në Ministrinë e Liburn Aliut, dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë dhe të të ardhurave.

    “Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, shpërlarjes së parasë dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Spceiale për Reporteri.net.

    Prokuroria Speciale konfirmon aksionin në Ministrinë e Infrastrukturës: Dy persona dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!