×
  • Lajme
  • Lajme / LDK

    Hoti: Nuk ka më hapësirë për bashkëpunim me VV-në

    Reporteri
    09 Tetor 2024 | 7:26

    Anëtari i LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se nuk sheh hapësirë për bashkëpunim me LVV-në.

    ‘’Nuk jam në pozitë të vë vija të kuqe, jemi duke punuar të gjithë që të dalim fitues, unë besoj që nuk ka më hapësirë për bashkëpunim me VV-në, unë besoj që nuk ka kryeministër Kurti 3 jam i bindur që do të na kthehen votuesit tanë, kjo qeveri aktuale nuk ka me marrë mbështetjen nga qytetarët. Besoj që subjekti me i pëlqyer do të jetë LDK-ja’’, tha Hoti.

    Ai tha se është i bindur se koha e ka vërtetuar që Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë prej asaj se si është paraqitur në fushatë në zgjedhjet e kaluara. Sipas tij, të gjitha votat që i kanë marrë kanë qenë ‘’në bazë të propagandës, gjithçka ishte mashtrim’’.

    Ai gjithashtu ka theksuar edhe raportet me Shqipërinë, për çka tha se ka dy vite që nuk ka mbledhje të dy qeverive.

    ‘’Me Shqipërinë dy vite nuk ka mbledhje të përbashkëta të dy qeverive edhe nëse kemi mos pajtime deri në qiell ti ulesh gjithmonë me Tiranën sepse Tirana është zëri jonë aty ku nuk jemi ne’’, tha Hoti. /rtv21

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!